Numri më i ulët i testimeve në rajon, Shqipëria nuk ndryshon në renditje

0

Shqipëria vijon të mbetet e fundit në rajon për numrin e testeve të kryera në raport me popullsinë, renditje që e ruan që prej fillimit të pandemisë. Bazuar në të dhënat e “Ëorldometer”, rezulton që vendi ynë ka kryer vetëm 28779 teste për një milion banorë. Në vendet e rajonit nivelet e testimit janë disa herë më të larta. Në Greqi, në total janë kryer 1,296,795 teste ndërsa në Maqedoninë e Veriut numri i testeve për një milion banorë është 89,798. Në Serbi janë bërë 129,194 teste dhe në Malin e Zi 108,675. Edhe Kosova ka kryer më shumë teste, për një milionë banorë rezultojnë të jenë kryer 37 385 teste.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, tha të hënën se janë fuqizuar kapacitetet testuese, ndërkohë që situata po njësoj. Për ekspertët, gjurmimi, testimi dhe trajtimi mbeten mënyra e vetme, me anë të së cilës mund të kontrollohet pandemia.

Artikulli i mëparshëmProblem lufta Azerbajxhan-Armeni, drejt anulimit ndeshja e kombëtares sonë
Artikulli i radhësIkën drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Kush e zëvendëson (Emri)