“Unë kam bërë më shumë për komunitetin me ngjyrë se çdo president që nga Abraham Lincolni”.
Ky është pretendimi i guximshëm i presidentit, Donald Trump, i cili rregullisht ka komunikuar me komunitetin me ngjyrë për t’i marrë votën atyre.
Javën e kaluar, Presidenti Trump zbuloi “Planin e tij Platinum” për amerikanët me ngjyrë, i cili premton të investojë 500 miliardë dollarë dhe të krijojë tre milionë vende të reja pune, raporton BBC.
Kjo pjesë e Kontrollit të Realitetit hedh një vështrim më të afërt se çfarë ka bërë saktësisht kur ishte në detyrë.
Në kongresin e Partisë Republikane, kishte një mori folësish me ngjyrë që hodhën poshtë pretendimet se si presidenti është racist dhe u kërkoi votuesve ta braktisnin mbështetjen e tyre tradicionale – dhe dërrmuese – për demokratët.
Nuk duket se po funksionon. Sondazhet aktualisht tregojnë se Joe Biden ka afërsisht 85 për qind të mbështetjes së komunitetit me ngjyrë krahasuar me vetëm 10 për qind të presidentit.
Por Trump e di se në një garë të ngushtë bindja e votuesve ose për të ndryshuar anën, mund ta bëjë ndryshimin në disa shtete.