Videoja që po qarkullon me shpejtësi/ U raportua e humbur, 46-vjeçarja gjendet në det e gjallë dhe në gjendje të tmerrshme pas dy vitesh

0
Videoja që po qarkullon me shpejtësi/ U raportua e humbur,

Një nënë 46-vjeçare u gjet në gjendje të tmerrshme në brigjet e Kolumbisë. Ajo ishte tepër e dobësuar dhe me hipotermi. Nëna humbi kontaktet me familjen rreth 2 vjet më parë. Situata e saj para 2 viteve është dukë u hetuar nga policia. Sipas burimeve ajo donte të mbytej në det. Por çfarë e dërgoi gruan në atë gjendje? Familja e saj nuk kishin ide se ku ishte deri më tani 46-vjeçarja, derisa ajo u gjet duke notuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantico më 26 shtator.

Më vonë ajo u identifikua si Angelica Gaitan, të cilën e ndihmoi peshkatari Rolando Visbal. Peshkatari duke parë gruan e bllokuar në det, fillimisht mendoi se ajo ishte një trung. Vetëm kur u afrua, kuptoi se ishte një grua që tundte duart për ndihmë. Peshkatari më pas përpiqet të zhvillojë një bisedë me të dhe t’i japë ujë, por viktima, e cila është mërzitur, fillon të qajë. Sipas raporteve, gruaja po notonte në ujë për rreth tetë orë dhe u dërgua në një spital ku mbërriti në një gjendje shoku.

Rrethanat përreth incidentit të çuditshëm mbeten të paqarta sidomos pasi media lokale gjurmoi vajzën e gruas, Alejandra Castiblanco, e cila tha se nuk kishte ditur për vendndodhjen e mamasë së saj për dy vitet e fundit. Ajo tha se teoritë se nëna e saj donte të vriste veten për një marrëdhënie të prishur ose për shkak të një sulmi nga një ish- i dashur ishin lajme të rreme. Vajza e 46-vjeçares momentalish po kujdeset për të ëmën e saj.

Artikulli i mëparshëmMiliarderi Elon Musk del kundër Bill Gates: Ja pse nuk do ta bëj kurrë vaksinën për Covid-19
Artikulli i radhësOBSH-ja përhap sërish panik: Virusi ka ardhur këtu për të qëndruar, nuk do të zhduket as me …