170 të dënuar në burgun e Peqinit kanë dy ditë në grevë urie teksa akuzojnë shtetin se ka qenë ndikues në dënimet e tyre. Ata kërkojnë amnisti të përgjithshme dhe shprehen se greva do të jetë pa afat deri në plotësimin e kushteve.
-Të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktual të përgjysmohen.
-Të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të dënuarve aktual të kthehen në 20 vite burgim.
-Të gjithë të paraburgosurit aktual të jkenë të njëjtin përfitim sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.
Të dënuarit i kanë drejtuar kërkesat Kuvendit, Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj duke u bazuar në gjendjen e rëndë ekonomike që ndodhet familja e tyre.