Me ndeshjet play-off që janë mbyllur sonte, janë përcaktuar edhe 32 skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21.
Në këtë edicion nuk do të mungojnë emrat e rinj, por edhe klubet që kthehen pas shumë vitesh në këtë garë.
Më poshtë Telegrafi ua sjell të gjitha informacionet që iu duhen për shortin që do të hidhet të enjten (1 tetor).
Kur dhe ku hidhët shorti?
Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2020/21 fillon nga ora 17:00 të enjten me 1 Tetor dhe do të mbahet kësaj radhe nga studiot e RTS në Gjenevë. Shorti do të transmetohet drejtpërdrejt në UEFA.com.
Klubet që janë pjesëmarrëse dhe do të jenë në short?
Klubet nga Spanja (4): Real Madrid, Barcelona, Atlético Madrid, Sevilla
Klubet nga AnGlia (4): Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea
Klubet nga Italia (4): Juventus, Inter, Atalanta, Lazio
Klubet nga Gjermania (4): Bayern Munich , B. Dortmund, RB Leipzig, Borussia M’gladbach
Klubet nga Franca (3): Paris Saint-Germain, Marseille, Rennes
Klubet nga Rusia (3): Zenit, Lokomotiv Moskva, Krasnodar *
Klubet nga Ukraina (2): Shakhtar Donetsk, Dinamo Kyiv *
Klub nga Portugalia (1): Porto
Klub nga Belgjika (1): Club Brugge
Klub nga Turqia (1): Istanbul Başakşehir
Klub nga Holanda (1): Ajax
Klub nga Greqia (1): Olympiacos *
Klub nga Hungaria (1): Ferencváros *
Klub nga Austria (1): RB Salzburg *
Klub nga Danimarka (1): Midtjylland *
(Klubet me shenjë * janë futur në garë përmes play-offit)
Vazot dhe klubet e ndara?
Vazo 1
Bayern (Fituese e Ligës së Kampionëve)
Sevilla (Fiteuse e Ligës së Evropës)
Real Madrid
Liverpool
Juventus
Paris
Zenit
Porto
Vazo 2
Barcelona – koeficienti 128,000
Atlético Madrid – 127,000
Manchester City – 116,000
Manchester United – 100.000
Shakhtar Donetsk – 85.000
Dortmund – 85.000
Chelsea – 83.000
Ajax – 69,500
Vazo 3
Dinamo Kiev – koeficienti 55.000
Salzburg – 53.500
RB Leipzig – 49.000
Inter – 44.000
Olympiacos – 43.000
Lazio – 41.000
Krasnodar – 35.500
Atalanta – 33.500
Vazo 4
Lokomotiv Moska – 33.000
Marseille – 31.000
Club Brugge – 28.500
Borussia M’gladbach – 26.000
Istanbul Başakşehir – 21.500
Midtjylland- 14.500
Rennes – 14.000
Ferencváros – 9.000
(Koeficientet e klubeve përcaktohen ose nga mbledhja e të gjitha pikëve të fituara në pesë vitet e mëparshme ose nga koeficienti i federatës gjatë së njëjtës periudhë – cilado që është më e lartë).
Si funksionon shorti?
26 skuadrave që kanë hyrë drejtpërdrejtë në fazën e grupeve u bashkohen gjashtë fituesit e play-offit, që fituan të martën dhe të mërkurën.
Ekipet do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 përbëhet nga fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë kampionateve të rangut më të lartë.
Vazo nga 2 deri 4 përcaktohen nga renditja e koeficientit të klubit.
Asnjë skuadër nuk mund të luajë me një skuadër nga i njëjti vend, duke u përdorur procedura e saktë e shortit që do të konfirmohet para ceremonisë.
Datat e ndeshjeve në fazën e grupeve
Data e ndeshjes 1: 20/21 tetor
Data e ndeshjes 2: 27/28 tetor
Data e ndeshjes 3: 3/4 nëntor
Data e ndeshjes 4: 24/25 nëntor
Data e ndeshjes 5: 1/2 dhjetor
Data e ndeshjes 6: 8/9 dhjetor