Rafineria më e madhe indiane kalon nga nafta bruto venezueliane në atë kanadeze. Bursa për datën 1 Tetor 2020

0

Reliance Industries, pronari i rafinerisë më të madhe të Indisë, ka filluar blerjen e naftës së papërpunuar kanadeze për të zëvendësuar importet nga Venezuela për shkak të frikës se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sanksione ndaj kompanisë.

Sipas një raporti të Bloomberg, Reliance kohët e fundit kishte nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 2 milion fuçish nafte të papërpunuar kanadeze në muaj për gjashtë muajt e ardhshëm, thanë burime në dijeni për këtë blerje.

India është një nga blerësit më të mëdhenj të naftës bruto të Venezuelës, pavarësisht sanksioneve.

Blerjet janë në formën e shkëmbimeve naftë bruto-për-karburant, të cilat janë ende të lejuara për arsye humanitare, megjithëse Uashingtoni po kërkon mënyra për t’i ndërprerë edhe këto gjithashtu. Në fakt, falë shitjeve në Indi, eksportet e naftës në Venezuelë u rritën muajin e kaluar, pasi arritën nivelet e ulëta të të gjitha kohërave në qershor dhe korrik.

Mesatarja e gushtit, sipas të dhënave nga Reuters, ishte 437,600 fuçi në ditë, përkundrejt një mesatare prej 400,000 fuçi në ditë në dy muajt e mëparshëm. Në korrik Reliance rifilloi blerjet e saj të naftës nga Venezuela pasi i vendosi ato në pritje për një farë kohe për t’u siguruar që nuk do të penalizohej me dënime për shkeljen e sanksioneve. Kjo e bëri atë klientin më të madh të PDVSA në gusht: Kompania indiane bleu mesatarisht 216,000 fuçi në ditë, sipas të dhënave të Reuters.

Këtë muaj, sipas raportit të Bloomberg, Reliance rriti blerjet e saj të naftës nga Venezuela duke i çuar në 11.6 milion fuçi në total që nga fillimi i muajit. Kjo është dyfishi i totalit të gushtit dhe blerja më e lartë mujore që nga marsi i vitit 2016, vuri në dukje Bloomberg.

Shkëmbimet naftë e papërpunuara për karburant ndihmojnë në zbutjen e mungesës së benzinës në Venezuelë dhe nuk sjellin para në arkat e qeverisë Maduro, prandaj ato lejohen ende. Por Uashingtoni duket të jetë i pakënaqur për këto shkëmbime. Nëse ato përfundojnë, kjo do ta zhyste Venezuelën në një mungesë edhe më të keqe karburanti dhe, me gjasë, më shumë protesta do të shpërthenin si pasojë e kësaj gjendje.

Bursa për datën 1 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA379.00– 13.25
DIESEL318.25– 9.50
BRENT38.92– 1.75

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmMoti merr kthesën e papritur, mediat greke zbulojnë fenomenin e pazakontë që parashikohet të ndodhë në Shqipëri duke nisur nga dita e shtunë
Artikulli i radhësVritet në Novi Pazar pronari i “Selo Tours”, pamje nga vendi ku ndodhën të shtënat