Erdogan ka një mesazh për fuqitë e mëdha

0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kundërshtoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Francës në konfliktin rreth Nagorno-Karabakut.

Kjo pasi udhëheqësit e tre vendeve u bënë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të vazhdojnë negociatat.

“Duke qenë se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca e kanë lënë pas dore këtë problem për gati 30 vjet, nuk është e pranueshme për ata që të marrin pjesë në përpjekjet për të arritur një armëpushim,” tha Erdogan.

Ai vuri në dukje se një armëpushim i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm nëse “pushtuesit armenë” tërhiqen nga Nagorno-Karabak, raporton Reuters.

Presidentët e SHBA, Rusisë dhe Francës, Donald Trump, Vladimir Putin dhe Emanuel Macron, i bënë thirrje sot Armenisë dhe Azerbajxhanit që të vazhdojnë bisedimet mbi konfliktin në rajonin e Nagarabakit pa parakushte.

“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që të vazhdojnë negociatat pa parakushte, me shpirt të mirë dhe nën kujdesin e grupit të OSBE-së nga Minsku”, thuhet në deklaratë. /kp/

Artikulli i mëparshëmDonald Trump dhe Melania dalin pozitivë me Covid-19
Artikulli i radhësVdekja e blogeres së njohur kineze, ish-bashkëshorti e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën – gjithçka transmetohej live