Milani ka arritur të marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Rio Aves, ku vetëm pas ekzekutimit të penalltive ka kaluar tutje.
Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 1-1, ndërsa 120 minutat u mbyllën 2-2.
Pjesa e parë ka qenë shumë e dobët nga të dyja skuadrat, pasi thuajse nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm.
Krejt çfarë vlen të përmendët nga 45 minutat e para janë dy kartonët e verdhë për vendasit ku u ndëshkuan Borevkovic dhe Moreira.
Gjithsesi 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.
Pjesa e dytë nisi për mrekulli për Rossonerët të cilët shënuan në minutën e 51-të për epërsinë 0-1.
Ishte sulmuesi belg Alexis Saelemaekers që shënoi me një goditje të fortë për t’i kaluar Rossonerët në epërsi.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 72-të barazuan gjithçka kur shënoi Francisco Geraldes pas asistimit nga Piazon për 1-1.
Milani tentoi ta fitonte ndeshjen, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet dhe 90 minutat përfunduan në barazim 1-1.
Me të filluar koha shtesë, Rio Ave realizoi golin e epërsisë 2-1 me Dala Gelson që shënoi lehtësisht.
Milani e pa vetën e eliminuar deri në minutën e fundit, kur në të 120-tën fituan penallti.
Në gol penalltinë e fituar e shëndrroi mesfushori turk Hakan Calhanoglu për të barazuar shifrat në 2-2.
Kësisoj Rossonerët siguruan ekzekutimin e penalltive ku ishin maratonë e vërtetë.
Plot 24 penallti u gjuajtën, ku 17 nga to u realizuan dhe Milani kaloi tutje me rezultat 8-9.
Kësisoj pas kësaj fitore Milani arrin të futet në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.