Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Avdullah Hoti kanë nënshkruar 14 marrëveshje ndërqeveritare mes dy vendeve. Mbas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, marrëveshjet janë bërë të njohura. Specifikisht, mes dy qeverive janë nënshkruar:
– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i Korridorit Digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covid -19