Një skenë e pazakontë ka ndodhur në Kiev të Ukrainës, ku policët kanë arritur ta kapin një grua e cila po bëhej gati të kërcente nga kati i 15-të i një ndërtese.
Pavle Bojarçuk dhe Aleksandar Golovitski kishin mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës që thuhej se një grua po tenton të kryej vetëvrasje, transmeton Telegrafi.
Pasi u shfaqën dyshja para ndërtesës, gruaja po qëndronte e varur në pjesën e jashtme të rrethojës mbrojtëse të tarracës së katit të 15-të, dhe po priste momentin kur do të hidhej.
Ata menjëherë u ngjitën larg, dhe pasi ajo i pa i hoqi duart nga rrethoja për t’u hedhur poshtë. Megjithatë, Pavle kërceu për ta kapur vetëm një sekondë para se trupi i saj të fillonte të binte.
Pavle me tërë forcën e mbajti për dore, e fqinjët që ishin në katin e 14-të e mbajtën për disa minuta për këmbë policin Pavle, derisa kolegu i tij Aleksandar mundoheshin gruan ta bindin që të bashkëpunojë dhe të ngjitet sërish lartë.
Situata u bë më dramatike kur në vend të ngjarjes mbërrit patrulla tjetër, kurse kamerat e vendosura në uniforma filmuan gjithçka.
Nga frika se do të tentojë sërish të hidhet, gruan janë detyruar t’ia vendosin prangat në njërën dorë e tjetrën për rrethojë derisa e futën në tarracë.