Trump rrëzon naftën me mbi 4%. Bursa për datën 2 Tetor 2020

0

Nafta ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 4%, pasi presidenti amerikan, Donald Trump rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa vonesat në negociatat për paketën e re të ndihmës në SHBA kanë rikthyer shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 36.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 39 dollarë për fuçi. Gjatë kësaj jave, dy bençmarkët kryesorë pritet të publikojnë humbje prej mbi 7%, java e dytë me radhë në rënie.

Në një reagim në Twitter, presidenti Trump njoftoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe kanë filluar procesin e karantinës. Ndërkohë, Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk po arrijnë ende një marrëveshje mbi paketën e re të ndihmës, që mund të dëmtojë më tej kërkesën për naftë. Ndër zhvillimet e tjera, prodhimi në Libi është rritur me shpejtësi dhe po ushtron presion mbi çmimet. Edhe rritja e infektimeve me Covid-19, ku numri total ka shkuar në mbi 34 milionë të prekur, po i mban tregjet nën presion konstant.

Bursa për datën 2 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA376.75– 2.25
DIESEL315.75– 2.50
BRENT38.62– 0.30

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmBaba Vanga parashikon sëmundjen e rëndë të Trump
Artikulli i radhësGrupet më të mëdha në vend/ Kryeson sërish Kastrati i ndjekur nga Balfin