Kapen në Ankona 216 kg kokainë, nën hetim edhe një organizatë shqiptaro-kosovare?!

0
More than $1bn worth of cocaine seized from ship at Philadelphia port | US  news | The Guardian

Mediat italiane kanë njoftuar këtë fundjavë për një operacion të madh anti-drogë në portin e Ankona, ku si përfundim është sekuestruar një ngarkesë prej 216.68 kilogramë kokainë.

Ajo ka qenë  e ndarë në blloqe dhe e fshehur në një dollap të mbyllur, në një anije tregtare me flamur liberian, ‘Adrienne’, e cila po qëndronte e ankoruar në portin e Ankonës. Ngarkesa ka mbërritur nga Brazili.

Operacioni ishte fryt i një pune të përbashkët mes prokurorëve të Ancona dhe L’Aquila, të cilët koordinuan hetimet me drejtoritë përkatëse të rrethit antimafia. 

Në anijen e kontrolluar nga 50 policë dhe hetues, si dhe me ndihmën e njësive të qenve anti-drogë, u arrit të gjendej sasia rekord prej 216.68 kilogramë kokainë e pastër.

Për arsye hetimi ende nuk ka të dhëna se kush janë organizatorët e këtij trafiku të madh të kokainës, por burime të sigurta kanë thënë se pala italiane po kërkon me këtë rast informacione në Shqipëri, për një organizatë shqiptaro-kosovare, e cila dyshohet se qëndron prapa këtij trafiku të madh.

Artikulli i mëparshëmCilat janë ilaçet me të cilat po kurohet Donald Trump?
Artikulli i radhës6 muaj në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti: Nuk kemi marrë kokërr leku