“40%-shat e Ramës”, premtim i përsëritur vit mbas viti, i mëshuar më fortë gjatë fushatave elektorale

0

Ministrja e Financave ka premtuar se do të ketë një rritje pagash me 40% për punonjësit e shëndetësisë dhe 15% për punonjësit në arsim. Kostoja e kësaj rritjeje do të jetë 8 miliardë në buxhetin e shtetit.

Të njëtin premtim kryeministri Rama e ka bërë që tre vite më parë, por është duke e risjellë në vëmendje sërish vetëm në përfundim të mandatit.

“Pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40% gjatë 4 viteve të ardhshme”, u shpreh kryeministri, gjatë prezantimit të programit të ri në 11/09/2017, ndërsa shtoi se kjo rritje pagash përfshihet në programin e qeverisë së re.

Ai shtoi në atë kohë:

“Jemi të qartë për domosdoshmërinë për vazhdimin e mbështetjen ndaj mësuesve dhe mjekëve për rritjen e pagave të tyre deri në 40% brenda këtij mandati. Gjithashtu, të nxitim mjekët specialistë që të punojnë jashtë spitaleve rajonale apo spitaleve jashtë Tiranës”.

Për mësuesit rritja e parashikuar është vetëm 15%, edhe pse kryeministri ka shtuar se do të ketë pagë shtesë për orët ekstra, bonuse edhe për mësuesit që shërbejnë jashtë qendrave të banimit.

Artikulli i mëparshëmDel raporti i BE për Shqipërinë dhe Ballkanin: Korrupsion i madh dhe kapje e shtetit!
Artikulli i radhësPD pas premtimit të Ramës pë rritjen e pagave të mjekëve: Gënjeshtër parazgjedhore