Apeli i BE-së: Sa më shpejt vakancat, nuk ka negociata pa Gjykatën Kushtetuese

0

Bashkimi Europian në progres raportin për Shqipërinë, thekson se pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese nuk ka negociata.

Sipas BE-së, duhet të plotësohen sa më shpejt vakancat.

Raporti për Kushtetuesen

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese duket se mbetet një nga kushtet e panegociueshme të Brukselit për Konferencën e Parë ndërqeveritare. Në progress raport theksohet se Shqipëria ka bërë përparim në këtë drejtim por plotësimi i vendeve vakante dhe funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë mbetet një kusht që duhet plotësuar.

PROGRES-RAPORTI

Shqipëria në veçanti duhet të:

1. Avancojë më tej procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

 të sigurojë funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë;

2. Të miratojë masa efektive për të plotësuar vendet e lira të gjyqësorit me përparësi dhe për të vazhduar progresin në rekrutimin e gjyqtarëve të rinj

Më tej në raport theksohet se pas kontradiktës mes institucioneve të Kuvendit dhe Presidentit për një vend vakant, Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion mbi këtë çështje, duke siguruar udhëzimet e nevojshme për autoritetet shqiptare për të përfunduar emërimet e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Në raport theksohet se sot Gjykata Kushtetuese ka kuorumin minimal për të gjykuar mbi pranueshmërinë e çështjeve, por procesi duhet të vijojë edhe me përfundimin e emërimeve të kandidaturave të tjera.

Artikulli i mëparshëmShpresë për vaksinën: Kompania gjermane nis procesin e miratimit
Artikulli i radhësNuk ka negociata me Shqipërinë/ Progres-raporti i BE nuk sjell asnjë surprizë