KPK shkarkon gjyqtarin Neritan Cena, pas problemeve me pasurinë. Cena ishte gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Trupa gjyqësore përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Cena shfaqi probleme me justifikimin e pasurisë, e cila solli edhe shkarkimin e tij.
Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.