Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke rikuperuar thuajse të gjitha humbjet e ditës së premte. Çmimet po mbështeten nga komentet e doktorëve se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të dalë të hënën nga spitali, ndërsa pak ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19. Paqartësitë mbi shëndetin e presidentit amerikan e rrëzuan naftën poshtë 40 dollarëve për fuçi në ditën e premte.
Ndërsa sot nafta Bruto amerikane ka fituar rreth 4% të vlerës dhe tregtohet në rreth 40.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane tregtohet në rreth 38.6 dollarë për fuçi. Gjithashtu, çmimet janë mbështetur edhe nga greva e punonjësve të naftës në Norvegji, e cila nëse do të vazhdojë mund të shkaktojë një mungesë të naftës në treg prej 330 mijë fuçi në ditë, e barabartë me 8% të prodhimit total të këtij vendi. Ndërsa Libia, që është një vend anëtar i OPEC, ka rifilluar prodhimin në 3 rafineri duke prodhuar një shtesë prej 270 mijë fuçi në ditë.
Rritja e çmimeve gjatë muajve të fundit ka inkurajuar prodhuesit amerikanë të rrisin aktivitetin e prodhimit, pasi numri i puseve aktive u rrit në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2018.
Bursa për datën 6 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 399.00 | + 1.25 |
DIESEL | 342.75 | + 13.25 |
BRENT | 41.07 | + 1.09 |
©aktualitet.al