Sipas BBC-së, për shkak të një gabimi teknik në sistem, janë humbur të dhënat e rreth 16 mijë të infektuarve me coronavirus në Britani të Madhe.
Gabimi nënkuptonte se shumë të testuar nuk kanë marrë rezultatin se nëse ishin të infektuar me virus.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se një gabim i tillë “nuk duhet të kishte ndodhur”.
Analiza tregoi se gabimi ndodhi për shkak të përdorimit të pasaktë të Excelit. Gjegjësisht, në dokumentin Excel, ata regjistruan të dhënat zyrtare për pacientët dhe pas një kohe kufiri i kolonave brenda vetë programit arriti kufirin, i cili është 16,384 kolona dhe 1,048,576 rreshta.
Analiza tregoi se ishte e pamundur të mbusheshin rreshtat në rastin e infektimit sepse ka më pak se një milion prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që dukej që skedari Excel ishte plotësuar me kolona.
Sapo të arrihej kufiri i kolonës në dokument, ky i fundit thjesht ndaloi së regjistruari rastet e reja, gjë që çoi në një numër të gabuar të rasteve.