Franca planifikon të gjobisë mjekët që kryejnë “teste të virgjërisë”

0

Qeveria franceze ka në plan të burgos dhe të gjobit mjekët të cilët kryejnë “testet e virgjërisë”, të diskutueshme për martesat fetare tradicionale.

Sipas medieve të huaja, ideja është pjesë e projekt-legjislacionit që synon forcimin e vlerave laike dhe franceze si dhe luftimin e “separatizmit islamik” siç e quan presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ndërkohë, grupi francez i këshillave mbi abortin ANCIC thotë se ndalimi i “testeve të virgjërisë” kërkon punë më të gjerë arsimore.

Kombet e Bashkuara gjithashtu thonë se testet e tilla duhet të ndalen.

Ministria e Brendshme në Francë thotë se projektligji – ende jo i debatuar plotësisht nga politikanët francezë, propozon një vit burg dhe gjobë prej 15 mijë eurosh, për çdo profesionist mjekësor që lëshon një “certificate virgjërie”.  

Artikulli i mëparshëmEvropianët të “rraskapitur” nga pandemia, thotë OBSH-ja
Artikulli i radhësFrankfurti merr masa rigoroze për të luftuar COVID-19: Kufizime për baret dhe restorantet