Kamerat kapin momentin tronditës – polici kilian hedh një protestues 16-vjeçar nga ura

0

Një oficer policie i Kilit është akuzuar për vrasje në tentativë pasi u kap në video duke hedhur siç duket një djalë 16-vjeçar nga një urë gjatë një proteste.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që thuhet se tregojnë momentin kur Anthony Araya po vraponte me një grup protestuesish anti-qeveritarë të premten në Santiago kur oficeri Sebastían Zamora iu afrua adoleshentit nga pas dhe e hodhi atë mbi Urën Pío Nono.

Dhe siç pretendohet më tej, Araya ra në shtratin e lumit Mapocho.

Adoleshenti përfundoi në gjendje të qëndrueshme me trauma në kokë dhe një thyerje të kyçit të dorës pas incidentit në kryeqytetin e kombit të Amerikës së Jugut.

Prokurori kryesor Ximena Chong tha: ‘Polici iu afrua të riut prapa shpinës, duke e kapur dhe duke e shtyrë, duke e bërë të binte më shumë se shtatë metra në shtratin e lumit’.

Ai gjithashtu akuzoi policët në skenë për falsifikim të raportit të vendit të ngjarjes.

Zamora u arrestua të Shtunën dhe u paraqit para një gjykatësi përmes video konferencës të dielën dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim për 120 ditë.

Gjykatësi gjithashtu vendosi që policëve gjithashtu u është ndaluar të kontaktojnë Arayan.

Ndryshe, dhjetëra njerëz protestuan të shtunën jashtë klinikës ku ai po trajtohet, duke dënuar policinë dhe duke mbajtur shenja që thoshin: ‘Ai nuk ra, ata e hodhën atë’.

Incidenti ngriti më shumë shqetësime në lidhje me sjelljen e policisë që kur protestat për një gamë të gjerë të problemeve sociale dhe ekonomike shpërthyen në Kili një vit më parë.

Rreth 31 persona kanë vdekur në trazirat dhe akuza të shumta për shkelje të të drejtave të njeriut u ngritën kundër policisë.

Artikulli i mëparshëm“Vaksina për COVID-19 mund të jetë e gatshme në tremujorin e dytë të vitit 2021”
Artikulli i radhësZbulimi i tmerrshëm: Si u dënua një vajzë për vjedhje në Anglinë mesjetare