Policia e Atlantës konfirmoi se personi i qëlluar për vdekje të shtunën në mëngjes ishte aktori i njohur Thomas Jefferson Byrd. Pas një telefonate e cila raportonte se një njeri ishte plagosur në jugperëndim të vendit, policia u nis menjëherë në vendngjarje.
Aktori i njohur 70-vjeçar u gjet pa ndjenja dhe u shpall i vdekur si pasojë e disa plumbave të marra në shpinë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të pazbuluara, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Thomas Jefferson Byrd lindi në jug të qytetit të Atlantës ku gjeti dhe vdekjen. Ai u diplomua në Kolegjin “Morrison Brown” dhe mbaroi masterin në Institutin e Arteve të Kalifornisë. Thomas Jefferson Byrd spikati në rolet e teatrit, por ka pasur dhe një sërë rolesh në shumë filma nën regjinë e Spikee Lee.