Bie qeveria, digjet parlamenti/ Kaos dhe vakuum pushteti në Kirgistan

0
Bie qeveria, digjet parlamenti/ Kaos dhe vakuum pushteti në Kirgistan

Kryeministri i Kirgistanit ka dhënë dorëheqjen pas protestave që nisën pas zgjedhjeve të ditës së dielë.

Kubatbek Boronov është zëvendësuar nga Sadyr Japarov, që u lirua nga burgu prej protestuesve.

Por edhe ai ende nuk e ka marrë detyrën, pasi u sulmua në hotelin ku ndodhej dhe u largua nga një derë e pasme.

Vendi është zhytur në një kaos dhe ekziston një vakuum pushteti. Edhe presidenti i vendit, Sooronbai Jeenbekov ka deklaruar se do të largohet.

Sipas BBC, opozita ka marrë kontrollin e parlamentit dhe i ka vënë zjarrin një pjese të godinës.

Më herët, Komisioni i Zgjedhjeve deklaroi anulimin e votimeve për shkak të manipulimeve dhe të parregullsive. Por protestuesit nuk u kënaqën me kaq.

Edhe pse zgjedhjet ishin problematike, ambasada amerikane në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet e anuluara.

“Vlerësojmë po ashtu edhe Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Zgjedhor për përpjekjet e tyre për të organizuar një proces të sigurt elektoral pavarësisht sfidave në kohën e pandemisë. Raportetet paraprake të vëzhguesve nënvizojnë se fushata ishte konkurruese dhe procesi i vetimit ishte paqësor, i mirëorganizuar dhe përgjithësisht efiçient,” thuhet në deklaratë.

Dy presidentë janë rrëzuar në Kirgistan gjatë 15 viteve të fundit.

Vendi ka reputacion të keq për mënyrën se si i organizon zgjedhjet, të cilat nuk janë as të lira dhe as të ndershme.

Artikulli i mëparshëmZhdukja e tre të rinjve/ Dy dëshmitë e forta: U nisën për te plaçka ….
Artikulli i radhësIndi/ 16-vjeçarja përdhunohet dhe mbetet shtatzënë: Babai dhe i vëllai e vrasin atë nga turpi