COVID-i në mësymje, shqetësim plus në Europë: S’ka Remdesivir

0

Vendet evropiane po përballen me mungesa të Remdesivirit, një ilaç që përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, thonë zyrtarët, ndërsa shumica e prodhuar nga Gilead është shitur në tregun amerikan.

Në korrik, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat së bashku kanë rreth 500 milion banorë, siguruan doza Remdesiviri për 30,000 pacientë.

Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje me prodhuesin për të shitur më shumë se 500,000 doza, e cila përbënte pjesën më të madhe të prodhimit të Gelaadit në shtator.

“Remdesivi ka mbaruar,” i tha Reuters-it zëdhënësi i Ministrisë hollandeze të Shëndetësisë, Martijn Janssen, duke shtuar se furnizimet e reja priteshin së shpejti,.

Ilaçi antiviral është treguar për të shkurtuar kohën e shërimit në spital në rastet më të rënda të COVID-19.

Remdesiviri dhe deksametazoni kortikosteroid janë ilaçet e vetme të aprovuara në Evropë për trajtimin e COVID-19.

Të dy barnat u morën nga Presidenti Trump, i cili gjithashtu po trajtohet me një koktej eksperimental të antitrupave.

Numri i të shtruarve në spital në Evropë po rritet, megjithëse në shumicën e vendeve është ende dukshëm më i ulët se në pranverë.

“Për shkak të numrit të shtuar të shtrimeve në spital, kërkesa për Remdesivir po rritet me shpejtësi,” tha Janssen.

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha se ilaçi mungonte në disa spitale.

Dërgesa e fundit e Remdesiviriut në Poloni mbërriti të premten e kaluar.

Artikulli i mëparshëmRrëfehet Fatos Klosi, zbulon për herë të parë takimin me shërbimin sekret serb: U detyruam nga amerikanët
Artikulli i radhësMakina elektrike sfidon makinat me benzinë dhe naftë