Rrëfehet Fatos Klosi, zbulon për herë të parë takimin me shërbimin sekret serb: U detyruam nga amerikanët

0
This image has an empty alt attribute; its file name is fatos-klosi.jpg

Ish-shefi i Shërbimit Informativ shqiptar Fatos Klosi ka treguar prapaskenat e një takimi me shërbimin informativ serb pas luftës, në 2002 në Bukuresht, të detyruar nga amerikanët.

“Me serbët jemi takuar shumë më vonë se lufta. Me serbët jemi takuar pas luftës, na detyruan amerikanët të takoheshim dhe takimi vajti mirë, në 2002, në Bukuresht.

Kishte mbaruar lufta, serbët po ristrukturonin shërbimin informativ, e kishin një farë kushti nga perëndimorët për të thënë se gjërat kanë ndryshuar kanë prioritete të tjera.

Atje patëm rastin. U morëm vesh përnjëherë, njerëzit e harrojnë. Punonjësit e shërbimit janë punonjës shteti, detyrat i cakton kryeministri.

Prioritetet i cakton politika. Doli se kishim të njëjtat detyra nga politika. Ne kishim kaluar në luftë kundër krimit dhe terrorizmit. Çështja e Kosovës ishte mbyllur.

Ishte nën protektoratin e NATO-s. Folëm hapur fare”, tha ai për emisionin ‘Ballkan’.

Artikulli i mëparshëmSTUDIMI: Përgjigjet e reja të eksperteve se si mund të transmetohet koronavirusi
Artikulli i radhësCOVID-i në mësymje, shqetësim plus në Europë: S’ka Remdesivir