Edi Rama ka mbledhur sot asamblenë kombëtare të PS-së, ku foli se pse, qeveria e tij meriton të marrë një mandat të tretë.
Rama e ka nisur fjalën e tij me delirime, duke u shprehur se PS-ja është e vetmja e mirë e Shqipërisë.
‘Ne jemi e vetmja e mirë që ka në politikën shqiptare’, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Më pas ai renditi se pse duhej që të marrë një mandat të tretë qeverisës.
‘Në mandatin e parë u përpoqëm të ndalojmë rrënimin në raport me financat e vendit.
E kujtoj si sot bisedën me FMN, që insistonte se duhej ta nisnim uljen e rrogave e pensioneve dhe nuk pranonte që gropën ne do ta mbushnim me reformën në energji, ku ishte dhe gropa më e madhe.
Dhe nuk i harroj përfaqësuesit e FMN që më thonin se këtë e kishim dëgjuar edhe nga kryeministrat e mëparshëm.
Në mandatin e dytë, pasi ndaluam hemorragjinë, rivumë rregullin në financat e vendit, pasi ju dhamë njerëzve të zakonshëm disa instrumente më shumë për jetën e tyre të përditshme, ishte mandati kur kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vite më parë edhe pse na është dashur të përballemi edhe me probleme të krijuara për të na rënë ndesh edhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti apo virusi, që e futi gjithë botën në një cikël pandemie sa të frikshëm dhe të rrezikshëm.
Ne sot, që jemi në përfundim të mandatit të dytë arrijmë që të rrisim pagat e ndërkohë që nuk më rezulton që ndokush rreth e rrotull nesh ta ketë bërë këtë.
Ne na duhet një mandat i tretë jo për vete, por për Shqipërinë me qëllim që Shqipëria të nisë të vrapojë, duke kaluar në një nivel të ri shpejtësie. E kush mund ta kalojë në një nivel të ri shpejtësie përveç Shqipërisë’, tha gjatë fjalës së tij Edi Rama.