‘I marr unë përgjegjësitë për humbjen’, trajneri Shaland flet pas eliminimit!

0
‘I marr unë përgjegjësitë për humbjen’, trajneri Shaland flet pas eliminimit!

Trajneri Bernard Shaland ka marër të gjitha përgjegjësitë për humbjen e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, Shaland u shpreh se në pjesën e parë i pëklqeu loja që bëri skuadra, ndërsa në të dytën nuk bënë shumë mirë.

“Pranuam gola shume të lehtë? Ishim pa fat për mënyrën se si ne pësuam golin e parë. Goli i dytë ishte një meritë e kundërshtarit, që kishte bërë vendosje të duhur në zonë. Ishte një pjesë e parë, kemi luajtur futboll, kemi luftuar, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Dy gola pas pjesës së parë, ishte e vështirë për ne. Në pjesën e dytë u munduam të reagojmë, në fazën ofensive me më shumë sulmues. Kemi humbur në lojën tonë, është një problem që na ka penalizuar.

Ne i dhamë kundërshtarit mundësi për kundërsulme. Sulmuam por në fund duhet ta pranojmë këtë humbje. Në këtë ndeshej luajti pak më mirë se ne. Ne pjesën e parë bëmë lojën që doja, nuk isha i kënaqur me rezultatin, por me mënyrën si luajtëm dhe krijuam raste jam i kënaqur. Kemi pasur mundësi për të bërë krosime në zonë, por ne kemi dhënë krosime jo të mirë, ndonëse aksioni ishte shumë i mirë. Kishim mundësi për të rrezikuar më shumë, por nuk e bëmë.

Unë duhet ta pranoj këtë dhe të falënderoj lojtarët. Trajneri gjithmonë është përgjegjës për humbjen. Kam thënë në fillim që kemi një shanse për të qenë këtu dhe askush nuk më besoi. Ju lutem mos harroni, nuk ishte e lehtë për skuadrën, unë jam shumë i zhgënjyer dhe marr përgjegjësitë. Unë jam trajneri, kam pasur vështirësi gjatë rrugës, nuk ka dyshime për të ardhmen time. “, u shpreh Shaland.

Artikulli i mëparshëmPo luante me Portugalinë, grabitet shtëpia e Cristiano Ronaldos
Artikulli i radhësZbulohet tradhtia/ Neymar dhe e fejuara e portierit të njohur takohen fshehurazi