Meta i përgjigjet Ramës: O Spiropalist ordiner, thirri mendjes …

0

‘Flakë për flakë’ ka qenë përgjigja e presidentit Ilir Meta, ndaj Edi Ramës dhe akuzave që ky i fundit lëshoi gjatë fjalës së mbajtur në asamblenë e PS-së.

Me një shënim të shkurtër në Facebook, presidenti i është përgjigjur thënies së Ramës se ‘Meta do më shumë Margaritën e Monikën’.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:

‘Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!’

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!

Artikulli i mëparshëmSpiropali duke adhuruar ‘Skëndërbeun’
Artikulli i radhësDhe listat u hapën… (të gjitha gënjeshtrat e dy mandateve të Ramës)