Ndryshimi drastik i deputetit shqiptar që shkaktoi shumë reagime, gati në mosnjohjen e tij/ Tregon çfarë ndodhi dhe vendimi që mori: Kisha një thes çimento mbi shpinë, e kisha të vështirë të ecja

0
Ndryshimi drastik i deputetit shqiptar që shkaktoi shumë reagime, gati

Deputeti Eduart Ndoci në një lidhje me skype në emisioni “Shqipëria Live” ka rrëfyer detaje të ndryshimit ekstrem të peshës së tij që shkaktoi shumë reagime, gati në mosnjohjen e tij.

Ai tha se e kishte shumë të vështirë të lëvizte dhe se humbja e peshës e kishte lehtësuar shumë. Ndocaj ka treguar se i është nënshtruara ndërhyrjes kirurgjikale dhe dietës së rreptë për të humbur kilogramët e tepërt.

“Problemi i dobësimit është personale, ishte shumë e vështirë me këtë peshë, unë kisha një thes çimento mbi shpinë gjithë ditën. 45 kilogramë tepër, e kisha të vështirë të ecja, tani ndihem shumë mirë, por prapë publiku më kritikon se më thonë pse je dobësuar kaq shumë. Nuk e ndjej veten jashtë aparencës normale, më pëlqente vetja edhe ashtu, duhej ta kisha bërë më para, jam me vonesë”, tha Ndocaj.

Artikulli i mëparshëmCovid-19: Pse disa njerëz nuk po shërohen!
Artikulli i radhësE hidhur! Vdes mjekja 28-vjeçare, nuk arriti dot të mposhtë Covid-19: Kishte vendosur të njëjtën maskë për javë të tëra