Interi është duke u përballur me një situatë tejet shqetësuese e krijuar nga coronavirusi.
Ditë më parë Nerazzurët njoftuan se Alessandro bastroni ishte i infektuar me COVID-19, tani ka edhe disa të tjerë.
Klubi zikaltër para pak minutash ka njoftuar se në testet e kryera në tetë lojtarë, pozitivë kanë rezultuar edhe Radja Nainggolan e Roberto Gagliardini.
Pozitiv ka rezultuar edhe Milan Skriniar, që po ashtu është i infektuar dhe menjëherë është futur në izolim.
Interi do të përballet me Milanin më 17 tetor në San Siro, derisa Antonio Conte rrezikon t’i ketë më shumë lojtarë të infektuar.
Shpërthimi i coronavirusit ndodhi te Genoa që iu infektuar 17 lojtarë, derisa edhe te Napoli ka të infektuar.
Kështu, Interi rrezikon t’i humbë disa lojtarë kryesor për derbin Della Madonnina, për më shumë edhe të humbë ndeshje me rezultat zyrtar 3-0.