
Qentë prej kohësh ndihmojnë ushtarët në beteja të ashpra, por tani ata pritet të pajisen me syze speciale që i bën edhe më të aftë.
Ushtria amerikane ka prodhuar syze që u ndihmon qenve të marrin komanda nga distanca, kur janë në zona të luftërave.
Ato janë modifikuar në atë mënyrë që çdo qeni t’i vendosen në sy dhe të mos u bien gjatë vrapimit. E pasi që kërkojnë shpesh lëndë të ndryshme shpërthyese nëpër zona të minuara, ata kanë nevojë për direktiva nga distanca.
Kompania me seli në Seattle ka prodhuar prototipin e syzeve Command Sight që pritet të kalojnë fazën e parë të testimit.
“Këto syze funksionojnë ndryshe për qentë. Përmes tyre eprorët e tyre do të mund t’ju japin udhëzime se si të veprojnë”, ka deklaruar Dr. Stephen Lee. /


