Arrestimi i autorit/ Si ndodhi ekzekutimi i babë e bir 8 vite më parë ne Elbasan

0
Arma shkrepet aksidentalisht, babë e bir plagosen në kokë teksa ishin duke  luajtur në SHBA - Sinjali

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2018, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka dy pista për vrasjen e Beqirit. E para është ajo e motiveve të dobëta pasi Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën. Pista tjetër është ajo e hakmarrjes së vjetër me Çapjat, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet, shkruan abcnews.

Pas Beqirit disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri. Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Policia nuk ka ende të dyshuar për vrasjen, por dyshimet e para të tyre lidheshin me një gjakmarrje të vjetër të familjes së tij.

Artikulli i mëparshëm‘2 milionë euro për inceneratorët, asgjë për shqiptarët’, PD: Rama po transferon paratë në parajsa fiskale
Artikulli i radhësRëndohet gjendja e naftëtarëve në grevë urie, nesër do të bllokojnë bashkinë dhe rrugën kryesore