Ishte në makinë me babain dhe bashkëshorten në momentin që i bënë atentat, përkeqësohet gjendja e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, bëhet lëvizja urgjente

0
Ishte në makinë me babain dhe bashkëshorten në momentin

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasani të cilit iu bë atentat gjatë orëve të drekës teksa udhëtonte në automjet me të atin dhe bashkëshorten është dërguar në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.https://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.htmlAd by Valueimpression

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda dhe gjendja e tij vijon të mbetet kritike. Fillimisht ai dhe i ati u dërguan në spitalin Rajonal të Shkodrës ndërsa më pas u bë transferimi i tij drejt kryeqytetit.

https://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.htmlAd by Valueimpression

Hasanaj ishte në makinë bashkë me të atin dhe të shoqen por kjo e fundit i shpëtoi plumbave, ndërsa babë e bir mbetën të plagosur.

Autori i kishte ndjekur me një motor tip “Papaq”, dhe ka pritur deri në momentin kur makina ka ndaluar për të qëlluar drejt tyre dhe më pas është pozicionuar edhe anash, në krah të shoferit. Policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien e tij në pranga.

Artikulli i mëparshëmTragjike/ Treni merr përpara autobusin, mbeten të vdekur mbi 20 persona
Artikulli i radhësNjë vaksinë e vitit 1921 mund të shpëtojë jetë nga Covid-19? Flasin shkencëtarët