Kjo kombëtare merr lajmin e keq pak para fillimit të ndeshjes, 5 lojtarë pozitiv me Covid-19

0
image

Irlanda luan me Uellsin duke filluar nga ora 15:00, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Megjithatë kombëtarja irlandeze ka marrë një lajm aspak të mirë, vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Pasi ishin zbuluar 2 lojtarë me Koronavirus, i gjithë ekipi është nënshtruar përsëri testeve. Nga kjo ditën e sotme kanë dalë përgjigjet dhe 3 lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Menjëherë pas kësaj, të 3 lojtarët janë izoluar në shtëpitë e tyre, për të mos rrezikuar më tej dhe duke e çuar në 5 numrin e lojtarëve me virus te Irlanda.

Lojtarët që rezultuan pozitivë janë: Kalum Robinson, Kalum O’Douda dhe Alan Braun, ndërkohë që më parë kishin rezultuar pozitivë Aron Konoli dhe Adam Idiah.

Artikulli i mëparshëm‘Qeveria u vjedh orët shtesë’, Vokshi: PD në qeveri do të paguajë për sakrificën e mësuesve
Artikulli i radhësRritet numri i të infektuarve me Covid në Elbasan. Vetëm sot konfirmohen 21 raste të reja