Sulmuesi i Juventusit, Cristiano vazhdon të mbetet njëri nga dëshirat e mëdha të francezëve të Paris Saint-Germain.
Ronaldo u lidh me një largim këtë verë nga Juventusi, pas dështimit në dy vite radhazi për të lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve.
Klubi evropian që u lidh më shumë me transferimin e tij ishte PSG, që e donte në Parc des Princes, por një transferim nuk u materializua.
Sipas mediumit Calciomercato, Paris Saint-Germain është ende i interesuar të nënshkruajë me Ronaldon.
Megjithatë, ylli i Portugalisë synon të përfundojë kontratën e tij me kampionët e Serie A dhe ardhja e Andrea Pirlos ka qetësuar çdo stuhi që po përgatitej.
As Zonja e Vjetër thuhet se nuk dëshiron ta shesë yllin e tyre portugez.