Rëndohet gjendja e naftëtarëve në grevë urie, nesër do të bllokojnë bashkinë dhe rrugën kryesore

0

Në ditën e 14 të grevës së urisë të 10 punonjësve të uzinës të përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar.

Bëhet me dije se 3 greviste janë në gjendje të rëndë dhe pritet të merren me ambulancë, pasi kanë problem me tensionin.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga qeveria apo kompania lidhur me kërkesat e tyre, edhe pse një ditë më parë banorët dolën edhe në protesta masive duke marshuar rrugëve të qytetit.

Mësohet se gjatë natës grevistët kanë paraqitur problem shënetësore, por kanë refuzuar ndihmën mjeksore, ndërkohë që janë të vendosur për të vazhduar grevën e urisë.

Po ashtu të hënë naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit do të zhvillojnë një tjetër protestë, ndërkohë që shtojnë se do të heqin edhe fëmijët nga shkolla që të marshojnë të gjithë përpara bashkisë, duke bllokuar institucionin dhe rrugën kryesore.

Artikulli i mëparshëmArrestimi i autorit/ Si ndodhi ekzekutimi i babë e bir 8 vite më parë ne Elbasan
Artikulli i radhësPolicia franceze gjen një pjesë të thesarit të Muammar Gaddafit