Shaquille O’Neal thotë se mund të jetë “pjekur”, por ish-ylli i NBA-së kishte diçka për të rrëfyer këtë javë.
“Unë votova për herë të parë në jetën time dhe ndihem mirë”, zbuloi O’Neal në “The Big Podcast with Shaq”, në sfondin e asaj që drejtuesi e quajti “muzikë presidenciale”, raporton CNN.
Kjo ka befasuar të gjithë amerikanët, por ish-basketbollisti amerikan ka pohuar se kjo është më se e vërtetë.
“Ju e dini që mua gjithmonë më pëlqen të jem i sinqertë në emisionin tim. Unë kurrë nuk kam votuar më parë, Amerikë”, tha ai. “Por, tani jam duke bërë të gjitha këto dhe ju e dini se nuk kam dëshirë ta luaj lojën e hipokritit”, shtoi ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers.
Ai pranoi se nuk e kuptonte sistemin e kolegjit elektoral. Shtatgjati më pas diskutoi rreth funksionimit të procesit të votimit në SHBA.
Ndryshe, 48-vjeçari nuk tregoi se për cilin kandidat ka votuar – demokratin, Joe Biden apo republikanin, Donald Trump.