I nominuari demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden tha se mënyra e vetme që mund të humb zgjedhjet e vitit 2020 ishte përmes mashtrimeve, përpara se më vonë të shtonte se do të pranonte rezultatet e zgjedhjeve.
Biden po vazhdon fushatën elektorale gjersa sondazhet po e shohin si fitues i pastër në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton foxnews.
“Sigurohuni që të votoni”, u tha votuesve ish-nën presidenti amerikan në një ndalesë fushate në Pensilvani.
“Për shkak se mënyra e vetme për ta humbur këtë është mashtrimi që po zhvillohet në kurriz të shkuarjes në vend votime”, pohoi ai.
Biden tha se presidenti, Donald Trump po përpiqej të dekurajonte votimin duke hedhur dyshime mbi sigurinë e votave me postë dhe duke u thënë mbështetësve të “shkonin në votime dhe të shikoni me shumë kujdes” në ditën e zgjedhjeve.
Para se të largohej nga Pensilvania, Biden sqaroi komentet për gazetarët. Ai tha se vërejtjet ishin “nxjerr paksa nga konteksti”, duke shtuar se “do të pranoj rezultatin e këtyre zgjedhjeve”.
Biden ka thënë vazhdimisht se Trump do të përpiqej të “vidhte” fitoren nëse nuk fitonte zgjedhjet.
Ndryshe, fushata Biden ka rekrutuar qindra avokatë dhe vullnetarë për të mbikëqyrur ditën e zgjedhjeve dhe për të parandaluar kaosin.