Sfida Estoni-Maqedoni e Veriut prodhoi 6 gola brenda 90 minutave. Por, momenti më interesant që dalloi në përballjen mes balltikëve dhe ballkanasve ishte autogoli i estonezëve në minutën e tretë.
Mbrojtësi i Flora Talin Marten Kusk ktheu gabimisht topin te shoku i tij i skuadrës, portieri Hein, i cili gjatë aksionit kishte lënë portën e boshatisur. Përgjegjësia për pësimin e autogolit nuk bie vetëm mbi mbrojtësin, por dhe për portierin, i cili kur aksioni zhvillohet në gjysmëfushën e ekipit të tij nuk duhet ta braktisë portën.
Shumë tifozë kanë ngritur pikëpyetje se çfarë po bënte në ato momente portieri i Estonisë.