Kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijon të akuzojë kryeministrin Rama për shpërdorim të parave me inceneratorët. Basha ka shkruar në Twitter se Rama bën retorikë dhe se plehrat janë në çdo cep të vendit.
“Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 milion euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve”, tha Basha.