Punonjësja e një kompanie të sigurimeve në qytezën italiane Braa në afërsi të Kunea, për më shumë se një vit i kishte hedhur një lloj ilaçi në filxhan të kafesë koleges së saj, me qëllim që t’ia produktivitetin në punë – duke iu frikësuar konkurrencës.
Punonjësja emri i të cilës nuk është zbuluar, duke u frikësuar se mund të vie deri të përgjysmimi i punonjësve në kompaninë e sigurimeve dhe se mund të jetë pa punë, kishte helmuar kolegen duke i hedhur ilaçe të ndryshme.
Edhe pse është zënë me “presh në dorë”, gjatë procesit gjyqësor ajo ka mohuar një gjë të tillë. E viktima pas kontrolleve mjekësore, ka pranuar se nuk ka simptoma kur është larg vendit të punës, duke dyshuar se shkaku i gjendjes së shëndetësore qëndron diku në punë.
Menjëherë kërkoi ndihmën e karabinierëve, e pas u vendosën kamerat e fshehta, u konstatua se kolegia e saj vazhdimisht i kishte hedhur diçka në filxhan.
Ajo çdo ditë ua kishte dërguar kafenë kolegëve nga një kafiteri afër vendit të tyre të punës – kurse në filxhanin e “rivales” vazhdimisht kishte hedhur disa tableta që ia rëndonin gjendjen shëndetësore – ku shpesh humbte reflekset dhe nuk mund të koncentrohej në punë.
Në anën tjetër siç raporton La Stampa, gruaja që akuzohet për këtë vepër ka paralajmëruar ankesë, duke mohuar kategorikisht pretendimet për helmim.