Parlamenti izraelit miraton marrëveshjen e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe

0

Parlamenti izraelit miratoi sot marrëveshjen historike që normalizon marrëdhëniet me EBA-n.

Knesseti votoi pro marrëveshjes me një shumicë të qartë prej 80 deputetësh.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e nënshkroi marrëveshjen me ministrin e Jashtëm të EBA-s, Abdullah bin Zayed al-Nahyan, në një ceremoni të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, më 15 shtator, raporton ATSh.

Ai, gjithashtu, nënshkroi një deklaratë të ngjashme me Bahreinin në të njëjtën ceremoni, që ende nuk është përkthyer në hebraisht dhe, si rrjedhojë, do të votohet në një datë të mëvonshme.

Artikulli i mëparshëmBritania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia
Artikulli i radhësShpëtohet në Indi, gruaja, të cilën bashkëshorti e mbajti të mbyllur në tualet për një vit e gjysmë