Prodhimi i naftës në Libi shkon në 500,000 fuçi në ditë pas rifillimit të punës në fushë më të madhe naftëmbajtëse. Bursa për datën 16 Tetor 2020

0
El Sharara Oil Field - The Biggest Oil Field of Libya

Prodhimi i naftës në Libi është rritur në rreth 500,000 fuçi në ditë (bpd) këtë javë pasi fusha më e madhe e naftës e vendit rifilloi të pomponte naftë bruto gjatë fundjavës, thanë burime të sigurta për Bloomberg të Premten.

Kthimi i naftës libiane në treg ka vendosur nën presion çmimet e naftës në javët e fundit, pasi kreu i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), Gjeneral Khalifa Haftar – trupat e të cilit kishin bllokuar portet e naftës të Libisë në janar – njoftoi përfundimin e bllokadave më 18 shtator.

Edhe grupi OPEC + po monitoron nga afër rritjen e furnizimit nga Libia, e cila përjashtohet nga shkurtimet e prodhimit dhe mund të prishë përpjekjet e aleancës për të rritur çmimet e naftës dhe planet për të lehtësuar shkurtimet e vazhdueshme me 2 milion BPD të tjera që nga Janari.

Prodhimi i Libisë kishte tejkaluar 300,000 bpd javën e kaluar, para se Korporata Kombëtare e Naftës (NOC) të njoftonte se kishte arritur një marrëveshje për “t’i dhënë fund pengesave” me të cilat përballet Fusha El Sharara në një mënyrë që garanton se nuk do të ketë shkelje të sigurisë çka I mundëson Korporatës Kombëtare të Naftës të heqë gjendjen e “forcës madhore” dhe të rifillojë prodhimin në El Sharara.

Sipas burimeve të Bloomberg, Sharara – kapaciteti i prodhimit i të cilës tejkalon 300,000 bpd – aktualisht pompon rreth 110,000 bpd.

Sipas të dhënave për gjurmimin e cisternave të përpiluara nga Bloomberg, eksportet e naftës në Libi kanë rritur ritmin këtë muaj dhe deri më tani kanë arritur mesatarisht 385,000 bpd.

Që nga heqja e bllokadës në mes të shtatorit, shumica e eksporteve të Libisë kanë ardhur nga depozitat magazinimit në porte dhe jo nga nafta e papërpunuar që sapo është pompuar.

Prodhimi në fushën naftëmbajtës El Feel me kapacitet 70,000 bpd, gjithashtu pritet të rinisë së shpejti, thonë burimet e Bloomberg.

Bursa për datën 16 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA384.50+ 1.25
DIESEL341.75+ 1.00
BRENT41.66+ 0.58

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmDonald Trump në fushatë: Vetëm Jezusi është më i famshëm se unë!
Artikulli i radhësFOTO/ Ky është biznesmeni Niko Goro i ekzekutuar me 5 plumba në Himarë