Mediet ruse: Vaksina e koronavirusit nga Oksford i kthen njerëzit në majmunë, ja si do të përfundonte Johnson

0
Rus 1

Një fushatë njollosjeje ka nisur në programet politiko-humoristike në Rusi të cilat përpiqen të diskreditojnë vaksinën e koronavirusit që po zhvillohet nga shkencetarët e Universitetit të Oksford në Britani.

Mjetet e propagandës ruse tentojnë të shpërndajnë panik me pretendime qesharake se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë, pasi është prodhuar duke përdorur një virus shimpanzeje.

Ata ilustrojnë pretendimet e tyre me video e foto të maniuluara, siç ishte një pamje e kryeministrit Boris Johnson që ecte drejt kryemnsitrisë, por dukej si qenia fantastike ‘yeti’. Pamja komentohej me diçiturën: “Më pëlqen shumë vaksina e majmunit”.

Në një tjetër imazh tregohej një majmun me përparëse laboratori nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca – prodhues i vaksinës – me një shiringë të madhe në dorë.

Mediat britanike thonin se Rusia po përpiqet të diskreditojë vaklsinën britnaike për të shitur produktin e saj, të quajtur injeksioni Sputnik V.

Mbrëmë shefi i grupit AstraZeneca, Pascal Soriot dënoi përpjekjet e njollosjes.

“Vaksina jonë është shumë e ngjashme me vaksina të tjera, përfshi edhe vaksinën ruse, pasi të gjitha përdorin virusin e të ftohtit të zakonshëm nga njerëzit ose shimpanzetë. Ne nuk përdorim zhimpanze në punën tonë zhvilluese”, tha ai. /DailyMail

foto galeri
foto galeri
foto galeri
Artikulli i mëparshëmEkzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Goro dyshohet se u vra për shkak të…
Artikulli i radhësFOTO/ Ky është autori i arrestuar i vrasjes së biznesmenit në Himarë