Klubi i Vllaznisë nuk po gjen qetësi. Në testet e kryera së fundmi për Covid-19 janë zbuluar edhe katër raste të reja.
Bëhet fjalë për Viktor Da Silva, Ismael Dunga, Mevlan Adili dhe Kristofer Mandiangu, ndaj të cilëve janë marra masat e menjëhershme për t’i izoluar. Sakaq, përveç lojtarëve, është infektuar edhe shoferi i autobuzit të Vllaznisë.
Klubi shkodran ka patur shumë shqetësime së fundmi lidhur me koronavirus, teksa brenda pak ditësh u infektuan 8 persona: lojtarët Gurishta, Marku, Imami, U. Hoxha, Isaevski, Bardulla dhe Çoba, e gjithashtu zv.trajneri Plori.
Ndërkohë, për fat të mirë Imami, Gurishta dhe Marku ia kanë dalë ta kalojnë virusin e rrezikshëm dhe mund të jenë në dispozicion të trajnerit Tomas Bërdariç.