Policia e ka zbardhur tashmë dinamikën e vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.
Blutë arrestuan pak orë pas krimit 53-vjeçarin Kliti Leka, i cili dyshohet se autori i ekzekutimit të Goros.
Bashkë me autorin e dyshuar, policia sekuestroi edhe një pistoletë dhe një automatik tip kallashnikov që dyshohet se janë përdorur në krim. Po ashtu, në zonën e Livadhit u kap edhe makina tip “Volkswagen”, e cila dyshohet se u përdor në krim.
Sipas Lekës, ai dhe familja i kishin dhënë Goros një hapësirë për të ndërtuar, por më pas biznesmeni nuk i kishte shlyer detyrimet duke çuar në krimin në fjalë.
Kështu, Leka ka pranuar krimin e kryer, ndërsa ngjarja ka tronditur të gjithë Himarën.
Kurse roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë mëngjesin e sotëm në Himarë, Niko Goro, ka treguar për Top Channel se autori i vrasjes njihej me të.
Sipas tij ai i ka parë të bisedonin për çështje dokumentesh, por jo që të jenë folur në mënyrë të acaruar. Roja i quajtur Kalem Nevati shprehet shumë i tronditur për këtë ngjarje pasi viktimën e përshkuan njeri shumë të mirë.
“Unë e kam parë duke biseduar me njëri-tjetrin, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar nga hyrja e pallatit, punë dokumentesh, ka një muaj ajo punë, e njoh, kam 7 vite që kur kam ardhur nga Pogradeci. Unë isha tek puna po e prisja që të vinte në 8 pa çerek. Dola në rrugë e mora vesh edhe shkova tek spitali. Jam shumë i tronditur se nuk qe ashtu njeriu”, tha Kalem Nevati.