Në kuadër të javës së 5-të në Premier League, Newcastle priti Manchester United në “Saint-James Park”.
Disa ditë pas disfatës në shtëpi kundër Tottenham (1-6), Djajtë e Kuq shpresuan të riktheheshin te fitorja për të lënë pas krahëve atë humbje zhgënjyese.
Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer ia dolën të triumfonin në transfertën ndaj Newcastle, duke fituar me rezultatin e thellë 1-4.
Takimi nisi keq për United, me një autogol të Luke Shaë në minutën e dytë, ndërsa baraspeshën e riktheu Maguirre në minutën e 23-të, pas një gjuajtjeje të saktë me kokë në zhvillimet e një goditjeje nga këndi.
N? fillim të pjesës së dytë Bruno Fernandes gaboi nga pika e penalltisë, por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit ishte pikërisht fantazisti portugez që shënoi golin e avantazhit vetëm 4 minuta para fundit të lojës.
Më pas ishin Wan-Bissaka dhe Marcus Rashford që shënuan edhe dy golat e tjerë në minutat shtesë, duke vulosur suksesin e “djajve të kuq”, që ngjiten tashmë në kuotën e 6 pikëve në 4 ndeshje të zhvilluara.