Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në vend. Ai ndalet në një shenim në faqen e tij ne facebook tek vrasja e biznesmenit në Himarë dhe tentativa e atentatit ndaj nje biznesmeni tjetër në Tiarnë.
“Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj”, shkruan ish deputeti.
“Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën”, vijon ai.
Ja postimi i plotë:
Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.
Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.
Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën.
Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!