Basha prezanton platformën Anti-Mafia/ Paratë e oligarkëve do ua kthejmë qytetarëve

0

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference për mediet nga selia blu prezantoi platformën anti-korrupsion dhe anti-oligarki. Gjatë fjalës së tij. kryetari i PD-së theksoi se sapo të vijë në pushtet do të miratojë ligjin anti-mafia. Kryedemokrati sqaroi se goditja e oligarkisë dhe korrupsionit do të kalojë në tre procese: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Posaçme heton, e më pas dosja do të kalojë në Gjykatën e Posaçme.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Basha tha se ligji do ketë fuqi prapavepruese dhe nuk do të shpëtojë asnjë oligark. Ai premtoi se sapo të vijë në pushtet do të miratojë në parlament këtë ligj, i cili nuk do të falë asnjë. Kryedemorakti tha më tej puna tashmë ka nisur dhe se ekspertë nga selia blu po bashkëpunojnë me agjencitë më të mira në botë për të goditur krimin në Shqipëri. Ai nënvizoi se oligarkët do të kthejnë paratë kudo të t’i kenë fshehur nëpër parajsa fiskale (edhe në Hong Kong) dhe këto shuma do të shkojnë për xhepat e shqiptarë. Ndërkohë ai theksoi se peshku i madh në të gjithë këtë histori është kryeministri Edi Rama.

Ndërsa në bashkëbisedimin me gazetarët Basha premtoi se nuk ka pasur asnjë përplasje mes tij dhe komisionit përzgjedhjen e kandidatëve  për deputetë. Ai tha se ky është një proces i hapur dhe qytetarët informohen për çdo të re.

Basha foli edhe për protestën e naftëtarëve. Ai i bëri thirrje Ramës që të negociojë me ata dhe të plotësojë kushtet, pasi përgjegjësia bie vetëm mbi kryeministrin.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 në shkolla/ Dhjetra raste në Durrës, Elbasan dhe Tiranë e Gjirokastër. MASR: Shkolla ‘Emin Duraku’ është dezinfektuar tri herë!
Artikulli i radhës“Jamaç” jep intervistë për gazetaren shqiptare/ Momenti kur ai flet shqip nuk duhet humbur