Gazetari Aleksandër Çipa, ka komentuar përplasjen e fundit të kryeministrit Edi Rama me gazetarët.
Sipas tij, politika ka nisur një parafushatë si asnjëherë tjetër më parë, çka e bën më të zgjatur fushatën elektorale në vend.
Ai paralajmëron se Rama do të përballet me disa dosje.
“Pranohet dhe ky opsion, version. Ne jemi para një fushate elektorale dhe kjo ka filluar më herët se herë të tjera. Për shkak të qeverisjes 8-vjeçare zoti Rama do të përballet në këtë fushatë jo me një por me disa dosje që lidhen, në mos në perceptimin si afera, më së paku edhe me akuza të drejtëpërdrejta shpërdorimesh të aseteve publike, sidomos të modelit ekonomik që ai implementoi përgjatë mandatit të dytë qeverisjes, dhe këtu kam parasysh modelin e PPP-ve”, tha Aleksandër Çipa për Ora News.