Dramë familjare në Vjenë të Austrisë – nëna mbyt tre fëmijët e saj, viktima më e vogël vetëm 8 muajshe

0

Policia austriake arrestoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tre vajzave u gjetën në banesën e saj në Vjenë.

Sipas medieve të huaja,, gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje.

Siç bëhet e ditur më tej, policia gjeti një grua që plagosi veten në një apartament në lagjen Donaustadt dhe trupat e fëmijëve të moshës nëntë dhe tre vjeç, si dhe një tjetër tetë muajsh që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Mjekët u përpoqën të ringjallnin vajzën më të rritur, por pa sukses.

Hetimi është duke vazhduar, dhe policia po përpiqet të përcaktojë nëse gruaja është në gjendje të merret në pyetje.

Artikulli i mëparshëmNjë nxënëse në SHBA fitoi 25 mijë dollarë për krijimin e një trajtimi të mundshëm kundër koronavirusit
Artikulli i radhësZbulimi i pabesueshëm: Truri i njeriut mund t’i parashikojë gjërat pak milisekonda para se të ndodhin