Mali i Zi, vendi i parë në Europë me infektimet më të larta për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet e 27-ta

0
Featured image of article: Mali i Zi, vendi i parë në Europë me infektimet më të larta për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet e 27-ta

Mali i Zi është renditur si vendi i parë në botë për nga numri i infektimeve që nga fillimi i pandemisë në 100 mijë banorë. Ai ka 2,385 raste të regjistruara me Covid-19 për 100 mijë banorë. Në vend të dytë është Armenia ndërsa në vendin e tretë është Spanja.

Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 11 dhe Bosnje Hercegovina në vendin e 14. Kosova është në vendin e 17 ndërsa Shqipëria në vendin e 27. Në vendin e 28 është Kroacia dhe Serbia është e renditur në vendin e 30.

Në të gjithë botën janë regjistruar me koronavirus 40,348,243 persona ndërsa 1,119,305 kanë humbur jetën.

Artikulli i mëparshëmNgritja e Gjykatës Kushtetuese/ Ambasadorja Yuri Kim ‘ultimatum’. GJK deri në fund të këtij viti!
Artikulli i radhësKremlini sinjalizon rinisjen e bisedimeve mes OPEC + pas parashikimeve të ulta lidhur me kërkesën e dobët për naftë. Bursa për datën 19 Tetor 2020